Gjatë qëndrimit në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti ka pasur edhe takime tjera atje.
Ai njofton se ka takuar ekonomistin e njohur Thomas Piketty, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.
“Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik”, njofton kryeministri,
Po ashtu, Kurti njofton se ka takuar edhe anëtarët e shkollës normale.
“Një kënaqësi e madhe për t’u përfshirë në biseda të thella gjatë drekës me anëtarët e njohur të shkollës normale “École Normale Supérieure”, e cila ka qenë shtëpia e dhe që ka mprehur talentin e figurave të panumërta të njohura. Shumë faleminderit drejtorit Frédéric Worms dhe arkeologut Christophe Goddard për organizimin”, informon kryeministri.