Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shijuan bostanin midis arave të komunës së Suharekës, raporton Ekonomia Online.
Ata më parë kanë ndjekur nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.
Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët.
As Kurti, as Peci nuk pranuan të japin deklarata.