Në fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria, kryeministri Rama foli edhe për viktimat e masakrave.
Ai tha se duhet dëshmuar vepra e jo vetëm fjalë dhe duhet thënë kurrë më, duke përmendur mijëra viktima në Srebrenicë de në Kosovë.
Rama: Kemi parë sesi minohen shtete të tëra. Rasti i konfliktit 11 vjeçar të Sirisë është tragjik. Duke dështuar të vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian, kemi inkurajuar mizori diku tjetër. Por mostrajtimi i mizorive nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar. Kjo më sjell ndërmend agresionin në Ukrainë. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e paligjshme ka sfiduar ekonominë evropiane. Krime të tmerrshme që kryhen e zbulohen përditë. Kjo kërkon vënien para përgjegjësisë. Shqipëria do të jetë në ballë të përpjekjeve për të vënë në vend drejtësi.
Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Na duhet të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më. I detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktimave në Srebrenicë. Të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra e krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuar gjatë spastrimit etnik në Kosovë, në 98-99. Pa drejtësi dhe llogaridhënie efektive, normat e përbashkëta do të shuhen. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet në histori.