Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Prishtinë

Kryeministri Kurti i shprehu falënderim ambasadorit Angili, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunc Angili.

Kryeministri Kurti i shprehu falënderim ambasadorit Angili, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Angili suksese në angazhimet e reja dhe shtoi se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.

Angili ka marrë detyrën e Ambasadorit të Turqisë në Prishtinë nga shkurti i vitit 2023.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi