Krstic: Konjufca, figurë politike e preferuar në Kosovë, por vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme!

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dështoi t’i marrë votat e nevojshme për formuar Qeverinë duke marrë veç 56.

Pas kësaj kjo parti propozoi si emër të dytë Glauk Konjufcën, emër i cili u mandatua nga Presidentja Osmani.

Kjonjufca ka 15 ditë kohë nga momenti i mandatimit që të sigurojë numrat e nevojshëm për të formuar Qeverinë.

Por se a pritet t’i sigurojë votat Konjufca, ka folur për “Gazeta Blic” gazetari nga Mitrovica e Veriut, Branisla Krstic.

Krstic tha se polarizim të madh politik në Kosovë dhe se armiqësia ndërmjet LVV-së dhe ish-partive opozitare bllokojnë mundësinë e formimit të një Qeverie të re.

Megjithatë sipas Krstic, Konjufca, mbetet një figurë politike e preferuar në Kosovë.

“Kam përshtypjen se përfaqësuesi i ri, Konjufaca, është figura politike e preferuar në Kosovë. Megjithatë, polarizimi politik në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i theksuar çdo ditë dhe armiqësitë midis koalicionit rreth LVV-së dhe partive kryesore të opozitës bllokojnë plotësisht mundësinë e formimit të një qeverie të re” dekalroi Krstic.

Sipas gazetarit Krstic Kosova do të ketë zgjedhje të parakohshme pasi nuk ka dëshirë për dialog dhe koalicion me VV-në.

“Fatkeqësisht, do të kemi zgjedhje të parakohshme sepse nuk shoh dëshirën e partive politike për ndonjë dialog dhe koalicion në sistem” tha Krstic në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Kategoritë
LajmeVendi