Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, ku janë konfiskuar telefona me prejardhje të dyshimtë, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Hoxha, tha se ky aksioni u zhvillua në funksion të “shmangie nga tatimi” dhe “kontrabandim me mallra”.
“Ju konfirmoj se sot është realizuar një operacion policor nga Krimet ekonomike të PK-së, me autorizimin e autoriteteve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me inspektorë të tregut nga MINT, në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale si “shmangie nga tatimi” , “kontrabandim me mallra” etj. Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi relevante dhe hetime të tjera janë ende në proces nga autoritetet kompetente”, tha Hoxha.