Krim i tmerrshëm pa reagim: Në një sulm ajror izraelit para 10 ditësh u vranë mbi 30 gazetarë në Jemen

Grupi për lirinë e shtypit ka deklaruar se ky “sulm brutal dhe i pajustifikuar” është më i përgjakshmi kundër gazetarëve që nga masakra e Maguindanaos në Filipine më 2009, kur u vranë mbi 40 gazetarë.

Në total, gjatë javës së kaluar, në sulmin izraelit humbën jetën 31 gazetar, pasi u bombarduan zyra mediatike në Jemen.

Izraeli më 10 shtator kreu një sulm ajror mbi një kompleks mediash në Sana, ku ndodheshin tre redaksi për të cilat Izraeli pretendon se ishin të lidhura me Huthitët.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë së Huthitëve, në këtë sulm u vranë të paktën 35 persona, përfshirë edhe një fëmijë që ndodhej në redaksi, ndërsa 131 të tjerë u plagosën.

Gazetarët, përfshirë edhe korrespondentët e luftës, bëjnë pjesë në kategorinë e personave veçanërisht të ndjeshëm dhe të mbrojtur gjatë konflikteve të armatosura, ku të drejtat dhe detyrimet e tyre janë të përcaktuara qartë, në mënyrë që të mos marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi.

Kategoritë
BotaLajme