Anëtari i partisë së Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, njëkohësisht burri i Albulena Haxhiut, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Hagë.
Ai ka thënë se dëshmia e Rubin shpërfaqi të pavërtetat me të cilat publiku është informuar për 25 vjet.
Krasniqi, duke sulmuar Hashim Thaçin, i ka dalë në krah Agim Çekut, duke thënë se i është mohuar roli i tij si udhëheqës i UÇK-së.
Ndër të tjera, ai po ashtu thotë se Thaçi në Rambuje ka dashur të pranojë një marrëveshje pa pavarësi.