Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, më 9 nëntor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka planifikuar mbajtjen e konferencave të rregullta dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje.
Në Ditën e Zgjedhjeve, KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:
- 08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit.
- 11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.
- 15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
- 19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
- Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.














