“Kosova në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”

“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, një tryezën e diskutimit në kuadër të projektit “Varfëria energjetike në Kosovë II’, të organizuar nga INDEP-i, raporton Ekonomia Online.

“Është hera e tretë apo e katërt që është shtrenjtuar energjia elektrike. Para 5-6 viteve i kemi bërë disa punime ku në një farë mënyre thoshim investoni në efiçencë që të energjisë apo e kemi pasur burime të ripërtëritshme, por kostoja e rrymës ka qenë e përballueshme dhe nuk ka qenë prioritet…Në vitin 2007 ka mbërri çmimi i energjisë elektrike në kulmin me të lartë, rroga mesatare në Kosovë ka qenë 200-300 euro, ndërsa fatura e energjisë ka mbërri për një familje deri në 30 për qind të të hyrave për një familjeve. 05:06 Tani me këto rritjet e reja të energjisë elektrike dhe rrogën mesatare për familje i bie që veçse kemi arritur faturat për energji edhe ajo termike, ka arritur deri në 15-20 për qind. Jemi në varfëri ose në kufirin e varfërisë energjetike. Nëse kemi edhe një rritje të energjisë elektrike dhe pagat nuk rriten, ne vijmë në pozitën që kemi qenë në vitin 2007”, tha Ejupi.

Përfaqësuesi i Heinrich-Böll-Stiftung, Granit Gashi tha se qëllimi i tyre është të shtyhen përpara kornizat të cilat do të mundësonin tranzicionin energjetik për Kosovën.

“(Heinrich-Böll-Stiftung) tenton të punojë me qeveri kryesisht me qeveri të cilat kanë profil të majtë ose social demokrat, që i bie që në Kosovë nuk kemi kurrëfarë partneri dhe vazhdojmë të punojmë me shoqëri civile. Tendenca jonë për të ndërtuar ose së paku për të dhënë propozime të cilat kishin do ta bënin një kohezion më të mirë të tendencës sonë për të tranzituar në burime të gjelbërta. Duhet të ketë një komponentë sociale shumë më të fortë shumë më të fortë se atë që kemi, të cilën për momentin n]duket që do të krijojë krizë më të thellë, sidomos me komunitetet që janë në Obiliq. Nuk e dijmë çka do të ndodhë me punëtorët e KEK-ut, punëtorët e minierave, familjarët e tyre që varen nga puna e tyre”, u shpreh Gashi.

Ndërsa, Besiana Qorraj- Berisha nga Ministria e Ekonomisë tha se roli i tyre është hartimi i politikave dhe baza e bashkësive të energjisë.

“Ligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë është miratuar në fillim të vitit 2024. Është ligji i parë që i trajtojnë që i trajton vetëm burimet e ripërtëritshme të energjisë. Më herët sektori i burimeve të ripërtëritshme të energjisë është trajtuar nga tri ligje të tjera, ky ligj është edhe si obligim që e kemi marrë ne si shtet  në kuadër të traktatit të komunitetit të energjisë  për transpozim të direktivës së re që është 2018… për promovimin e burimeve të ripërtëritshme…Bashkësitë e energjisë apo komunitetet e energjisë janë një çështje që trajtohen në kuadër të ligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripwrtwritshme të energjisë…13:39 Edhe strategjia e energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031 po ashtu ka një objektiv posaçërisht për promovimin e energjisë nga burimet  e ripërtëritshme…Roli i ministrisë është në hartimin e politikave dhe sidomos për bazën e këtyre bashkësive të energjisë”, tha Qorraj-Berisha.

Kurse, ekspertja për zhvillim të kapaciteteve, Lindita Daija, tha se në aspektin e legjislacionit, Kosova tashmë është në një stad të avancuar.

“Megjithatë, mbetet ende punë për t’u bërë në legjislacionin sekondar, veçanërisht sa i përket organizimit të komiteteve dhe përcaktimit të hapave më konkretë për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky organizim”, tha Daija.

Ekspertja e burimeve të energjisë, Zanfina Kabashi, tha se Kosova ka potencial për shumë lloje të burimeve të energjisë së ripërtëritshme.

“Në Kosovë ka potencial për shumë lloje të burimeve të ripërtëritshme. Mirëpo, disa prej tyre si lloje të teknologjive janë më të pjekura në aspketin që ka edhe studime, por edhe raste kontkrete të cilat janë të ekzekuratra. Ka  raste dhe tentativa vazhdimisht, ka pasur edhe në të klauarën, me kriza, kanë dalkur edhe mundësi që njerëzit t’i shohin për inovacion këtë pjesë. Po tentohet të vlerëoshet edhe teknollgjitë e reja të cilat mund të përdor më së miri për tregun e energjisë në Kosovë”, tha Kabashi.

Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e energjisë dhe varfëria energjetike në Kosovë” vlerësohet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.

Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to që Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë. Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese.

Tjetër rekomandim është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror.

“ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike”, thuhet veç të tjerash në këto rekomandime.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi