Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun, theksoi se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar për ndërtimin e vendbanimeve nga Izraeli” dhe shprehu shqetësime për “situatën e rëndë humanitare” në Gaza.
Koreja e Jugut njoftoi se veprimet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime hebreje në Bregun Perëndimor “minojnë zgjidhjen me dy shtete” në rajon, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga qeveria e Seulit, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun, zhvilloi bisedën e tij të parë telefonike me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Gjatë bisedës, ministri Cho deklaroi se përpjekjet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime hebreje në Bregun Perëndimor “minojnë zgjidhjen me dy shtete” në rajon.
Cho vuri në dukje se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar për ndërtimin e vendbanimeve nga Izraeli” dhe shprehu shqetësime për “situatën e rëndë humanitare” në Gaza.
Cho bëri thirrje për “përmirësimin e kushteve në terren”, duke përfshirë një armëpushim të hershëm midis palëve në rajon, dhe kërkoi “lirimin pa kushte” të pengjeve.
Gjithashtu në bisedë Cho dhe Saar ranë dakord të vazhdojnë negociatat për të thelluar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve, duke përfshirë edhe teknologjitë e përparuara.