Konjufca rreth emrit të tij për mandatar për kryeministër: Do ta mësoni kur të zbresë poshtë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufa nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se emri i tij është përmendur që të jetë për mandatar të ri për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Ai teksa hyri në zyrat e VV-së, atje ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se “Do ta mësoni kur të zbresë poshtë”.

ALBIN KURTI “I HESHTUR” HYNË NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË VETËVENDOSJES

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes, aty ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media.  Megjithatë ende nuk dihet nëse ai do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër, apo do ta vë një emër tjetër.

Kujtojmë se  në takimin që pati me presidenten e vendit që u thirrën për konsultime liderët e partive politike, ai kishte kërkuar ditë shtesë. E që rrjedhimisht i bie që afati të përfundojë nesër, pra 5 nëntor.

Kurti si mandatar për kryeministër në seancën e 26 tetorit nuk mori votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re, ndonëse ai gjatë gjithë kohës pati deklaruar se ka votat.

GËRVALLA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË VV-SË: NA LINI TË SHKOJNA NJËHERË NË TAKIM

“Na lini të shkojna njëherë në takim”, kështu ka thënë Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla teksa ka hyrë në zyrat e Vetëvendosjes, e ku është pyetur për emrin e mandatarit të ri pë kryeministër të vendit, raporton Ekonomia Online.

Aty tashmë ka arritur edhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagvci, dhe ministri në dtyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku të cilët  ishin në një linjë sikurse kolegët e tyre të cilët u treguan të rezervuar të flasin për një emër për mandatar.

ALBULENA HAXHIU PËR EMRIN E MANDATARIT PËR KRYEMINISTËR: KËSHILLI E VENDOS

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sikurse kolegët e saj Ejup Maqedonci e Mefail Bajqinovci, nuk kanë thënë nëse Albin Kurti do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër apo do të ketë një emër tjetër, raporton Ekonomia Online.

“Pas mbledhjes së Këshillit, Këshilli e vendos”, tha shkurt ajo teksa hyri në zyrat e Vetëvendosjes ku edhe do të mbahet pas pak mbledhja e Këshillit të Vetëvendosjes.

MAQEDONCI SHKON NË MBLEDHJEN E VV-SË: PAS MBLEDHJES DO TË NJOFTOHENI

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tashmë ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes. Edhe ai është treguar i rezervuar për emrin e mandatarit për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

“Pas mbledhjes besoj që do të njoftoheni”, tha ai shkurt.

BAJQINOVCI PARA SE TË NIS MBLEDHJA E VV-SË: BESOJ DO T’I SHIHNI NË VAZHDIM

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinofci ka arritur në zyrat e partisë.

Ai është pyetur nëse ka diçka të re rreth emrit të mandatarit për kryeministër, ai ka thënë se “besoj do t’i shihni në vazhdim”, ka thënë shkurt, duke mos u përgjigjur as në atë se a ka një emër tjetër vec Albin Kurtit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi