Konfirmon sindikata: Policët janë bllokuar që 8 ditë në Jarinjë e Leposaviq, po u rrezikohet shëndeti

Konfirmon sindikata: Policët janë bllokuar që 8 ditë në Jarinjë e Leposaviq, po u rrezikohet shëndeti

Sindikata e Policisë ka konfirmuar se zyrtarët policorë janë bllokuar që 8 ditë në Jarinjë e Leposaviq dhe po u rrezikohet shëndeti, shkruan Gazeta Metro.

Kështu është thënë me anë të një komunikate për media, ku është shtuar se, Policia e Kosovës ushtron autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova