Joao Pedro ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, duke u bërë transferimi më të ri i bujshëm i klubit anglez.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, kontrata e lojtarit do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2032, duke shënuar një angazhim afatgjatë për sulmuesin 23-vjeçar.
Transferimi, i cili besohet të ketë kushtuar mbi 60 milionë euro, e sjell Pedron nga Brightoni te Chelsea, ku pritet të luajë një rol kyç në sulm.
Pedro, i cili ka luajtur tri ndeshje me kombëtaren e Brazilit, njihet për lëvizjet e tij si sulmues dhe për performancën e tij të shkëlqyer te Brighton, ku shënoi 10 gola dhe dha 6 asistime në 30 ndeshje sezonin e kaluar.
Ky transferim vjen pas një sërë lëvizjesh të tjera në merkaton e verës për Chelsean, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Jamie Gittens nga Borussia Dortmund
Trajneri Enzo Maresca shpreson që Pedro të forcojë repartin ofensiv të ekipit, pavarësisht diskutimeve rreth disiplinës së tij pas një incidenti të mëparshëm te Brighton.
Tifozët e Chelseat tashmë po shprehin entuziazmin e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur lojtarin një “xhevahir brazilian”, ndërsa pritet që klubi të bëjë zyrtarisht njoftimin në ditët në vijim.