Klauzolë speciale në kontratën e Jose Mourinhos me Benficën!

Pas ndarjes me Fenerbahçen, Jose Mourinho mori drejtimin e Benficas duke zëvendësuar Bruno Lagen.

Trajneri portugez nënshkroi kontratë 2-vjeçare me klubin nga Lisbona, ndërsa janë zbuluar edhe detajet e saj.

🔹 Klauzola speciale: Sipas njoftimit të klubit, si Benfica ashtu edhe Mourinho kanë të drejtë të prishin kontratën brenda 10 ditëve pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit 2025–26.

🔹 Paga: Sipas mediave portugeze, Mourinho do të fitojë një pagë neto prej 6 milionë eurosh në vit plus bonuse për sukseset.

🔹 Rikthim pas 25 vitesh: Mourinho për herë të parë në karrierën e tij si trajner i ekipit të parë kishte drejtuar Benficën në vitin 2000.

🔹 Përballja e fundit: Teksa ishte trajner i Fenerbahçes, ai u eliminua nga Benfica në Play-Off-in e Ligës së Kampionëve, duke barazuar 0–0 në Stamboll dhe humbur 1–0 në Lisbonë.

Kategoritë
Sport