Kjo është xhamia më moderne që do të ndërtohet në Malishevë

Kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paqarizi, në një intervistë për portalin Gazeta e Re foli rreth projektit të rëndësishëm të Xhamisë së Gurit që pritet të ndërtohet në Malishevë

Paqarizi shprehu krenarinë e tij për këtë iniciativë të madhe, duke theksuar rëndësinë e Xhamisë së Gurit si një simbol i bashkimit dhe frymëzimit për komunitetin. Ai theksoi se ky projekt do të shërbejë si një qendër që do të përgjigjet nevojave  të qytetarëve dhe do të forcojë ndjenjën e bashkësisë.

Gjatë intervistës, Kryetari diskutoi edhe fazat e planifikuara të ndërtimit, duke siguruar se do të respektohen të gjitha standardet arkitektonike dhe fetare. Po ashtu, ai inkurajoi pjesëmarrjen aktive të komunitetit në këtë projekt, duke theksuar se suksesin e tyre e bënë bashkërisht.

Intervista e plotë 

Kategoritë
LajmeVendi