Khabib Nurmagomedov do të kryesojë klasën e Hall of Fame të UFC 2022

Derisa e gjithë bota po “garon” se kush do të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe sportistëve rusë, në Shtetet e Bashkuara, një sportist rus është ftuar në të jetë pjesë e një rrethi elitar të sportistëve

UFC, disi në heshtje, njoftoi se Habib Nurmagomedov ishte bërë rus i parë në Hall of Fame të organizatës më të madhe MMA në botë.

Nurmagomedov, një ish-kampion i peshave të lehta të UFC-së, është bërë pjesë e një rrethi elitar luftëtarësh në Las Vegas, të cilët mund të konsiderohen anëtarë të Hall of Fame.

“Habib është një nga sportistët më të mëdhenj në histori. Askush nuk ka qenë aq dominues sa ai dhe gjithçka që ka arritur është e admirueshme”, tha shefi i UFC-së, Dana White.
Nurmagomedov, i cili ka shënuar 29 fitore në karrierën e tij MMA nga po aq luftime, ceremoninë zyrtare të kurorëzimit do ta ketë këtë korrik në një ceremoni.

Kategoritë
LajmeSport