Kryeministri Rama publikoi pamje nga banesat e reja në Laç ku pritet të futen ata të cilët e pësuan nga tërmeti i para dy viteve. Janë banesat e ndërtuar nga Turqia, pas premtimit të bërë nga presidenti Erdogan, pikërisht ato ditë të vështira pak pas tragjedisë, se do dhuronte 500 banesa.
Tashmë ato janë gati, në trajtën e një lagjeje, e cila, sipas stilit të ndërtimit, ngjan me një copëz Turqie. Është ky dhe një leksion urban për ne në Shqipëri, se si duhet ndërtuar, për ta bërë jetën më cilësore dhe jo më stresuese prej së resë.






