Katër pacientë nga Gaza mbërrijnë në Turqi për trajtim

Katër pacientë dhe 7 shoqëruesit e tyre për të cilët u lejua kalimi nga Gaza në Jordani kanë mbërritur në Turqi me aeroplan për trajtim

Katër pacientë dhe 7 shoqëruesit e tyre për të cilët u lejua kalimi nga Gaza në Jordani kanë mbërritur në Turqi me aeroplan për trajtim, transmeton Anadolu.

Katër banorët e Gazës dhe 7 shoqëruesit e tyre që nuk mundën të vazhdonin trajtimin e tyre pas sulmeve të Izraelit në Gaza fillimisht u evakuuan nga Gaza dhe u dërguan në Jordani për t’u sjellë më pas në Turqi.

Aeroplani i “Turkish Airlines” që u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Amanit “Queen Alia”, mbërriti fillimisht në aeroportin e Stambollit me 4 pacientët dhe 7 shoqëruesit e tyre. Shoqëruesit dhe pacientët u transferuan më pas në aeroportin “Esenboğa” të Ankarasë.

Personat në aeroplan u transferuan në spitalin “Etlik” të qytetit nga ambulancat që ndodheshin në gatishmëri në aeroport.

– Ekipi i TRT Arabi

Gjithashtu në spital mbërritën për trajtim edhe kameramani i TRT Arabi, Sami Mohammed Abdullah Shehada, i cili u plagos dhe iu amputua këmba e djathtë pasi u qëllua nga një tank izraelit dhe gazetari Sami Fuad Mahmoud Barhoom, i cili u plagos kur një dron i armatosur sulmoi automjetin e ekipit të TRT-së.

Në sulmin në të cilin u plagos Barhoom, automjeti i TRT-së u godit me 5 plumba.

Kategoritë
LajmeRajoni