Mbrëmë, figurat tradicionale të teatrit turk, Karagöz dhe Hacivat, u prezantuan për fëmijët në Abi Çarshia përmes performancës së aktorit Hayali İlhan İnan. Ngjarja u prit me shumë gëzim nga të vegjëlit, të cilët ndoqën me vëmendje aventurat e dy personazheve të dashur, duke shijuar humorin dhe mesazhet kulturore që ata përçojnë.
Ky aktivitet ishte pjesë e Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Teatrit në Gjuhën Turke që po zhvillohet në Prizren nga 10 deri më 14 shtator. Programi i festivalit përfshin 20 aktivitete, duke përfshirë shfaqje teatrale për fëmijë dhe të rritur, punëtori, ligjërata, ekspozita dhe performanca të veçanta artistike./Gazeta e re