Kapi mjeken për fyti, arrestohet një grua në Suharekë

Kapi mjeken për fyti, arrestohet një grua në Suharekë

Një grua është arrestuar në Suharekë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar një mjeke në Qendrën Klinike Familjare.

Rasti sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes, pasi kanë pranuar informatën për një problem me një pacient.

Krejt rasti ka ndodhur pasi një grua e ka dërguar nënën e saj për kontroll mjekësor, dhe sipas saj, mjekja nuk i ka bërë asgjë.

“Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë, ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj por pasi që mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe i kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur, i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova