Në Qendrën Doganore të Postës, gjatë kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, është zbuluar dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kanabis.
Pesha e drogës së kapur ishte afërsisht 1 kilogram.
“Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, e cila dyshohej të ishte kanabis. Pesha neto e substancës ishte afërsisht 1 kilogram”.
“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuana”, njofton Dogana.
Poashtu, theksohet se rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale