Kaos te Interi pas eliminimit nga Botërori i Klubeve: Kapiteni kritikoi Çalhanogllun pa marrë përgjigje të ashpër

Pasi Interi humbi ndaj Fluminense-t (0:2) në 1/8 e Kampionatit Botëror të Klubeve të hënën, kapiteni Lautaro Martinez kritikoi ashpër lojtarët që “nuk duan të jenë në klub”.

Edhe pse nuk e përmendi emrin, presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, la të kuptohet se mesazhi ishte drejtuar Hakan Çalhanogllut.

Fjalët e kapitenit prekën turkun, i cili përgjigjej me një postim në rrjetet sociale, duke kërkuar respekt dhe duke shpjeguar arsyen e mungesës së tij.

Ai sqaroi se nuk luajti për shkak të një dëmtimi të muskulit që pësoi gjatë stërvitjes në SHBA, dhe jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga Interi.
“Këto fjalë ndajnë, nuk bashkojnë… Gjithmonë kam treguar respekt brenda e jashtë fushës. Asnjëherë nuk kam tradhtuar këtë klub apo thënë se nuk jam i lumtur te Interi. Ka pasur oferta, por unë kam qëndruar sepse e di çfarë do të thotë kjo fanellë”, shkroi mesfushori turk, duke i bërë edhe një “thumba” Lautaros.
“Historia e mban mend ata që qëndrojnë, jo ata që bërtasin më fort”, shtoi Çalhanogllu.

Për t’u rikujtuar, Interi këtë verë mund të pësojë ndryshime të mëdha në skuadër pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi te Al-Hilal, dhe pritet që edhe disa lojtarë të nisin aventura të reja, përfshirë Çalhanogllun, të cilin raportohet se e kërkon Galatasaray.

Kategoritë
Sport