Kandidati i pavarur pro-evropian dhe kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani me 54.3 për qind të votave
Kandidati i pavarur pro-evropian dhe kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, transmeton Anadolu.
Pasi asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve më 4 maj, dje u zhvillua raundi i dytë midis Dan, kandidat i pavarur i mbështetur nga partitë e qendrës dhe George Simion, një kandidat nga Aleanca e Unitetit të Rumunëve (AUR) i ekstremit të djathtë.
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Byroja Qendrore Zgjedhore Rumune (BEC), Dan mori 54.3 për qind të votave ndërsa rivali i tij Simion mori 45.7 për qind.
Në Rumani ku ka afër 18 milionë votues të kualifikuar, më shumë se 11 milionë votues hodhën votat e tyre.
Në raundin e parë, Simion mori 41 për qind të votave ndërsa Dan 21 për qind.
– Presidenti i ri i Rumanisë
Nicusor Dan, 55-vjeç, i cili ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Bukureshtit që nga viti 2020, mori pjesë në zgjedhjet presidenciale si kandidat i pavarur.
Duke u përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe transparencën, Dan tha se do të përqendrohet në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin urban.
Ai e zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me një qëndrim pro-evropian dhe pro-NATO-s.
Ndërkohë, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Rumani më 24 nëntor 2024 u anulua si rezultat i kundërshtimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi që zgjedhjet të mbahen sërish. Raundi i parë u përsërit më 4 maj.