Kancelari gjerman: Sulmet e Izraelit nuk mund të legjitimohen më nën emrin e “luftës kundër terrorizmit”

Kancelari gjerman Merz kritikoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës dhe tha se sulmet nuk mund të legjitimohen më nën emrin e “luftës kundër terrorizmit”

Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës dhe tha se sulmet nuk mund të legjitimohen më nën emrin e “luftës kundër terrorizmit”, transmeton Anadolu.

Merz foli në aktivitetin e Forumit Evropian të organizuar nga Institucioni i Radio Televizionit të Gjermanisë Perëndimore (WDR), në kryeqytetin Berlin.

Ai shtoi se Gjermania deri më tani ka qenë “e ngurruar” për të kritikuar Izraelin për shkak të “detyrimeve historike”. Merz theksoi se ai nuk mund të shohë më ndonjë qëllim ushtarak në veprimet e Izraelit.

“Operacionet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe rritja e fundit e dhunës kundër civilëve nuk mund të legjitimohen më në kuadër të luftës kundër terrorizmit”, deklaroi Merz.

Merz kritikoi Izraelin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza dhe tha se nuk mund të heshtë më për këtë çështje. Ai vuri në dukje se do t’i shprehë shqetësimet e tij gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë javë.

Kancelari gjerman e dënoi sulmin ajror që ushtria izraelite kreu ndaj shkollës “Famhi al-Jarjawi” në të cilën strehohen të zhvendosurit palestinezë në Rripin e Gazës dhe këtë ai e cilësoi si “tragjedi njerëzore dhe katastrofë politike”.

Merz shtoi se qeveria gjermane është në kontakt me zyrtarët izraelitë për të shprehur shqetësimet e saj lidhur me sulmin ushtarak.

Kategoritë
BotaLajme