Kanada e njohu Palestinën si shtet të pavarur

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja sapo ka njohur Palestinën. Carney më herët kishte paralajmëruar se vendi i tij do të ndjekë shembullin e Britanisë së Madhe dhe Francës dhe se në shtator do ta njohë Palestinën.

Ky hap erdhi menjëherë pas vendimeve të ngjashme të marra nga Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa kryeministri Carney tha se Kanadaja gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete.

Në deklaratën e tij, Carney theksoi se qeveria izraelite punon në mënyrë të qëllimshme për të penguar mundësinë e krijimit të shtetit palestinez.

Ka zbatuar një politikë të pamëshirshme të zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, gjë që është e paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Sulmet e vazhdueshme mbi Gazën kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë, kanë zhvendosur mbi një milion njerëz dhe kanë shkaktuar një uri shkatërruese dhe të parandalueshme, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare. Tani politika e shpallur e qeverisë aktuale izraelite është se ‘nuk do të ketë shtet palestinez’”, tha Carney.

Ai shtoi se në këtë kontekst Kanadaja e njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin e saj për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës, ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.

Kanadaja e bën këtë si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare për të ruajtur mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete. Edhe pse Kanadaja nuk ka iluzione se kjo njohje është një shkop magjik, ajo është e përputhur fuqishëm me parimet e vetëvendosjes dhe të drejtave themelore të njeriut që pasqyrohen në Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe me politikën e qëndrueshme të Kanadasë brez pas brezi”, përfundoi ai.

Kategoritë
BotaLajme