E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille mbetet e paqartë, me kontratën që i skadon pas një viti dhe pa sinjale për rinovim. Klubi francez është i hapur ta shesë gjatë kësaj vere për të shmangur një largim pa përfitime në verën e ardhshme.
Sipas mediumit francez Le 11, lojtari kosovar është jashtë planeve afatgjata të Lille, veçanërisht pas ardhjes së Marius Broholm në repartin ofensiv.
Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një lëndimi në ijë, që ishte i vështirë për t’u diagnostikuar dhe që shkaktoi shqetësim në klub
Aktualisht, 26-vjeçari po punon individualisht për të rikuperuar plotësisht dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri – megjithatë ende nuk dihet ku do ta nisë atë.