Jablanovic i përgjigjet Kurtit për zgjedhjet në Veri: Plotëso këto kushte, pastaj flasim

Ish-ministri Aleksandar Jablanoviq thotë se nuk është mënyra e duhur që të mbahen zgjedhjet ashtu siç po kërkon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Jablanoviq theksoi se nëse një vendim i tillë realizohet do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë qytetarët, ku sipas tij, përgjegjësia shkon tek Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës.

“Mendoj se nuk është realiste të pritet që zgjedhjet të shpallen në një mënyrë të tillë me një peticion prej 20% të votuesve. Për këtë situatë përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria e Kosovës dhe Lista Serbe, por pasojat i vuajnë të gjithë qytetarët”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi