Avionët izraelitë goditën disa qytete në Libanin jugor të enjten, pasi u bënë thirrje banorëve të largoheshin, duke shënuar një përshkallëzim të sulmeve të tyre pothuajse të përditshme në vend.
Sulmet ajrore erdhën disa orë pasi Hezbollahu i kërkoi qeverisë libaneze të mos hynte në negociata me Izraelin, raporton Associated Press.
Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër infrastrukturën ushtarake për Hezbollahun në ato zona. Ajo akuzoi grupin për rindërtimin e kapaciteteve të tij pothuajse një vit pasi hyri në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga ShBA që i dha fund një lufte njëmujore. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima










