Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur sot në sulmet ajrore izraelite mbi Libanin, raportojnë burime nga ai vend.
Dy sulmet ndodhën gjatë një vale të re ofensivash nga Izraeli, i cili pretendon se po godet objektiva të lëvizjes libaneze Hezbollah.
Në njërin prej sulmeve, një dron izraelit goditi një automjet në një rrugë në juglindje të Libanit, ku u vranë dy vëllezër, raporton agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.
Lebanese media reports another Israeli strike targeting a car in the southern Lebanon town of Baraashit. pic.twitter.com/xlLNzWQh7p
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 8, 2025
Më herët gjatë ditës, një mjet ajror pa pilot izraelit kishte goditur një tjetër automjet pranë një spitali afër qytetit jugor Bint Xhbeil, duke plagosur shtatë persona, bëri të ditur ministria e shëndetësisë e Libanit.
Ushtria izraelite ende nuk i ka komentuar këto sulme. Të enjten ajo njoftoi se kishte kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave ushtarake të Hezbollahut në jug të vendit fqinj.
Tensionet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur sërish kohët e fundit, pavarësisht armëpushimit të brishtë të arritur në fund të nëntorit të kaluarIzraeli, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, kërkon çarmatosjen e plotë të lëvizjes libaneze.

















