Që kur Izraeli nisi sulmin e tij në Gaza më 7 tetor 2023, arrestimet, bastisjet dhe sulmet kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor janë rritur.
Forcat izraelite shkatërruan minaren e një xhamie në Khalil të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Forcat izraelite pretenduan se minarja që ishte ende në ndërtimin e sipër ishte e paautorizuar.
Autoritet izraelite shpesh shkatërrojnë ndërtesat dhe strukturat e tjera palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, duke pretenduar se janë pa leje.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se është pothuajse e pamundur që palestinezët të marrin leje të tilla në Zonën C, e cila është nën kontrollin e plotë të Izraelit.
Bregu Perëndimor u nda në Zonat A, B dhe C sipas Marrëveshjes së Oslos II të vitit 1995, me Zonën C që përfshin rreth 61 për qind të territorit.
Që kur Izraeli nisi sulmin e tij në Gaza më 7 tetor 2023, arrestimet, bastisjet dhe sulmet kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor janë rritur.