Italia dërgoi një anije luftarake për të mbështetur flotilën që udhëton drejt Gazës

Ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto të mërkurën ashpër dënoi sulmin e natës kundër flotilës ndërkombëtare që po përpiqet të dërgojë ndihma në Gaza.

Në një deklaratë, Crosetto gjithashtu tha se ka devijuar një anije luftarake italiane drejt flotilës për t’i ofruar ndihmë nëse është e nevojshme.

Nuk është plotësisht e qartë për cilën anije bëhet fjalë, dhe Crosetto nuk e ka sqaruar rolin e saj përveç “dhënies së ndihmës”.

Kujtojmë se flotila Global Sumud është goditur disa herë nga sulme, ndërsa anijet i afrohen Gazës, intensiteti është rritur.

Më shumë anije të flotilës kanë qenë shënjestër e shpërthimeve, ndërsa “objekte të paidentifikuara” janë hedhur mbi dhe pranë tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe pengesa të gjera në komunikime.

Më herët, disa anije të kësaj flotile kanë qenë shënjestër e sulmeve me dronë pranë Tunizisë.

Aktivistët e flotilës për sulmet kanë akuzuar Izraelin, ndërsa zyrtarët e këtij shteti u kanë kërcënuar me arrestim nëse vazhdojnë rrugën e tyre.

Kategoritë
BotaLajme