



Sipas tij, Evropa duhet të veprojë më vendosmërisht, duke përfshirë dislokimin e trupave dhe krijimin e një mburoje raketore dhe dronësh në territorin e NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet ndaj infrastrukturës së saj.
“Duhet ta ndihmojmë popullin ukrainas të mbrohet nga raketat dhe dronët rusë përmes ndërtimit të një mburoje ajrore që do t’u mundësojë atyre t’i rrëzojnë këto sulme. Vendet e NATO-s që kufizohen me Ukrainën mund të jenë vendndodhja e këtij sistemi të mbrojtjes ajrore,” tha Rasmussen për The Guardian.
Ai gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë para arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim.
“Nëse nuk bëjmë ndryshime të mëdha në strategji, do të përballemi me një luftë të pafund. Putini nuk ka arsye të hyjë në negociata paqeje sa kohë që beson se mund të fitojë në fushëbetejë. Kërkohet një ndryshim në shpejtësi dhe në mënyrën e të menduarit,” shtoi ai.
Pjesa më interesante e deklaratës së Rasmussenit ishte thirrja për “garanci të palëkundura sigurie” për Ukrainën, të cilat, sipas tij, do t’i mundësonin presidentit Zelensky ta shtynte më lehtë një marrëveshje që mund të përfshinte humbjen e një pjese të territorit ukrainas.