Iran, 8 të plagosur nga trazirat në një burg në Teheran

Gjatë incidentit, depos së rrobave në burg i është vënë flaka nga të burgosurit

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasjet midis të burgosurve dhe gardianëve dhe një zjarr në burgun Evin në kryeqytetin e Iranit, Teheran, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë incidentit, depos së rrobave në burg i është vënë flaka nga të burgosurit.

Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku shihet zjarri dhe dëgjohen zëra armësh dhe shpërthimesh.

Njoftohet se në perimetrin e burgut janë shtuar masat e sigurisë.

Ndryshe, në burgun Evin gjenden shumë të burgosur politikë.

Kategoritë
BotaLajme