Shkolla Internationatil Maarif Schools of Kosova kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kupën Botërore të Riders Robotics League (RRL) 2024.
Ekipi i shkollës së mesme nga Kampusi i Prishtinës zuri vendin e 3-të mes 110 ekipeve nga e gjithë bota, duke shënuar një arritje të rëndësishme. Përveç kësaj, ekipi ynë u vlerësua me Çmimin për Strategji Krijuese, duke dëshmuar edhe një herë qasjen e tij inovative dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.
Riders Robotics League është një garë prestigjioze që u ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësi të rëndësishme inxhinierike, si programimi në Python, zgjidhja e problemeve dhe puna në grup. Ekipi i shkollës së mesme nga Kampusi i Prishtinës impresionoi jurinë me aftësitë e tij të shkëlqyera për t’u përshtatur me sfidat teknike dhe për të gjetur zgjidhje efikase, duke lënë pas shumë ekipe të tjera ndërkombëtare.