Terroristët u kapën dhe u sollën në Turqi, pranuan se po planifikonin sulme në Turqi dhe ndaj ushtrisë turke në Siri, thonë burimet e sigurisë.
Gjatë një operacioni të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT), u arrestuan dy terroristë të DEASH-it në Siri, njoftuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët, të identifikuar si Orhan Moran dhe Mustafa Kilicli, janë sjellë në Turqi, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Ata iu dorëzuan forcave të xhandarmërisë në provincën kufitare juglindore Hatay të Turqisë, thanë burimet.
Në deklaratat e tyre paraprake, terroristët pranuan se po planifikonin sulme në Turqi dhe kundër ushtrisë turke në Siri.
Të dyshuarit gjithashtu pranuan se po ndihmonin terroristët e tjerë të DEASH-it në rajon, shtuan burimet.
Turqia është një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga organizata terroriste. Ajo ka kryer të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.