I tronditur, Klopp reagoi pas tragjedisë: “Duhet të ketë një qëllim më të madh, por nuk e shoh”

Vdekja tragjike e sulmuesit portugez Diogo Jota goditi të gjithë botën sot në mëngjes, pasi ylli i Liverpoolit humbi jetën në një aksident automobilistik.

Tani, e gjithë bota e futbollit i thotë lamtumirë Jotës, dhe mes tyre u shpreh edhe trajneri i tij i gjatë, Jürgen Klopp, i cili e solli portugezin në Liverpool.

Ishte pesë vite më parë, kur Klopp vendosi që Liverpooli të paguante 45 milionë euro për ta sjellë Jotën—një lëvizje që rezultoi një goditje e përsosur.

“Ky është momenti kur vuaj shumë! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk e shoh! Më shqetëson thellë lajmi për vdekjen e Diogos dhe të vëllait të tij André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, bashkëshort i dashur dhe babai përkushtues! Do na mungosh shumë!” shkroi Klopp.

Ai i dha mbështetje bashkëshortes së Diogos, Rute Cardoso, me të cilën Jota ka tre fëmijë.

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime janë me Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Qofshi i prehur në paqe,” shtoi Klopp.

Klopp dhe Jota punuan së bashku deri një vit më parë, kur trajneri lëshoi pankinën e Liverpoolit. Sulmuesi portugez fitoi me Liverpoolin titullin e Premier Leagues sezonin e kaluar, dy herë Ligakupin dhe një herë FA Cup.

Ai mbrojti fanellën e Reds me 182 paraqitje dhe shënoi 65 gola.

Kategoritë
Sport