Një rast i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjilan, ku një person i ka shkaktuar lëndime vetes së tij.
Sinjali mëson se rreth orës 03:15 njësitet policore kanë shkuar në diskotekën ‘Stop’ pasi kanë marrë informacione se është duke ndodhur një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka hasur në një person i cili ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore me ç’rast është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.