Në radhët e Turqisë, Erxhan Osmani ishte më i miri me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime – ai luajti ndeshjen e karrierës së tij!
Kush është Erxhan Osmani?

Ai lindi më 4 gusht 1998 në Bajram Curri në veri të Shqipërisë, por që nga viti 2021 është anëtar i rregullt i ekipit kombëtar turk.
Osmani i mori mësimet e para të basketbollit në Prizren, në klubin Junior 06, dhe u vu re nga turqit, dhe atëherë filloi ngritja e tij.
Në moshën 15-vjeçare, Erxhan Osmani shkoi në Turqi ku luajti për herë të parë për Bandirma dhe luajti atje deri në vitin 2020.
Pasi e provoi veten në ligat e ulëta të Turqisë, ai luajti fillimisht për Besiktasin dhe më pas për Darushafakan, nga ku mbërriti në Efes.
“Erxhan Osmani është përfshirë në gamën e gjerë të lojtarëve që kanë veshur fanellën e ekipit tonë kombëtar. Me lejen e FIBA-s, Osmani do të veshë fanellën e ekipit tonë kombëtar dhe do të garojë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2023, si dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2022”, thuhej në njoftimin e Turqisë kur siguroi shërbimet e tij.
Osmani tani është një reprezentues i rregullt i kombëtares turke dhe njëri nga lojtarët kryesor të tyre, sidomos në Eurobasket 2025, ku Turqia siguroi finalen e madhe ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/