Sot, Presidentja Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së emëroi tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së
Ndër të emëruarit është edhe kolonel Sefer Isufi, i cili ka marrë gradën gjeneralë brigade, Isufi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll, gjegjësisht në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike të Forcave të Përbashkëta, në degën e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura në Operacione të Përbashkëta.

FOTO *Ceremonia e diplomimit të Sefer Isufit*
Përveç kësaj Osmani ka emëruar edhe kolonelët Hysen Dreshaj dhe Ilir Qeriqi të cilët kanë marrë gradën gjeneralë brigadeGjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së. /Gazetaere

