Një rrëzim potencial i një aeroplani rus në hapësirën ajrore aleate nga NATO “do të ishte luftë”.
Kështu ka thënë ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, në një intervistë me kanalin e lajmeve RTL të publikuar më 25 shtator, shkruajnë mediat e huaja
Komentet vijnë mes tensioneve në rritje midis Moskës dhe NATO-s, ndërsa aleatët akuzuan Rusinë për shkelje të shumta të hapësirës ajrore në javët e fundit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanë rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore, një deklaratë e mirëpritur nga shumë anëtarë lindorë.
Dhe kur u pyet se cili do të ishte reagimi i Rusisë në një rast të tillë, Meshkov u përgjigj se rrëzimi i një aeroplani rus do të përbënte luftë.
“E dini, ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk rrëzohen më pas”, pohoi ambasadori, pa dhënë një shembull.
Mbrojtja ajrore e Polonisë rrëzoi të paktën tre dronë rusë në hapësirën e saj ajrore më 10 shtator, ndërsa një tjetër fluturake pa pilot u regjistrua duke fluturuar mbi Rumani për gati një orë disa ditë më vonë.