Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, deklaroi se ata “kryen një operacion me dy raketa balistike ushtarake që shënjestruan objektiva të ndjeshëm në Jaffa (Tel Aviv)”
Huthit në Jemen njoftuan se “lëshuan dy raketa ndaj objektivave të ndjeshme” në rajonin e Tel Avivit në Izrael, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree deklaroi se ata “kryen një operacion me dy raketa balistike ushtarake që shënjestruan objektiva të ndjeshëm në Jaffa (Tel Aviv)”.
Ai theksoi se një nga raketat e përdorura në sulm ishte “raketë balistike me bashkim Palestina 2” ndërsa tjetra ishte një lloj rakete balistike që ata e quajtën “Zulfiqar”.
“Operacioni ishte i suksesshëm duke goditur objektiva të ndjeshme”, tha Saree duke shtuar se “një numër i madh izraelitësh nxituan në strehimore” pas sulmit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se raketa e lëshuar mëngjesin e sotëm nga Jemeni u parandalua në ajër.
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen thanë se do të intensifikojnë sulmet ushtarake ndaj vendit pas vrasjes së kryeministrit Ahmed Ghalib al-Rahawi dhe disa prej ministrave të tij në sulmin që Izraeli kreu më 28 gusht ndaj kryeqytetit Sana.