Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë hedhur poshtë një kërkesë e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të thirrur nga ekipet e mbrojtjes.
Selimi kishte kërkuar kufizim të objektit të pyetjes dhe moslejim të palëve jothirrëse të bëjnë pyetje lidhur me veprimin apo sjelljen e një të akuzuari që nuk e ka thirrur atë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
PrishtinaSipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, në vendim, trupi gjykues ka shpjeguar se kuadri i lejuar dhe kufizimet e pyetjeve nga pala jothirrëse janë të përcaktuara në Rregulloren e Procedurës dhe Provave dhe në urdhrin e trupit gjykues për zhvillimin e gjykimit.
“Palët mund t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve lidhur me besueshmërinë e dëshmitarit dhe në përgjithësi janë të autorizuara t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve për aspekte lidhur me argumentet e tyre me kusht që dëshmitari të jetë në gjendje të japë dëshmi relevante për lëndën”, tha Angela Griep.
ShëndetiSipas Griep, trupi gjykues ka pasur parasysh shqetësimet e ngritura nga mbrojtja e Selimit, por do të ishte e parakohshme dhe hamendesusese në këtë fazë të gjykimit që të vendosen kufizime shtesë, pasi s’ka informacione nëse Prokuroria do të kërkojë që të pranohen prova përmes dëshmitarëve të mbrojtjes.
“Për rrjedhojë, trupi gjykues njoftoi se këto shqetësime do t’i trajtojë vetëm nëse kundërshtohet një pyetje që mendohet si e palejueshme nga pala kundërshtuese, ose në momentin e pyetjes, ose në pajtim me procedurën e përcaktuar në Urdhrin për zhvillimin e gjykimit’, tha ajo.
Ajo tregoi se më 10 shtator, trupi gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për të shtuar deklaratën e një dëshmitari në listën e provave materiale.
Përveç kësaj, një ditë më përpara, trupi gjykues kishte pranuar në prova disa akt-ekspertiza të dorëzuara nga mbrojtja e viktimave dhe një provë materiale të dorëzuar nga mbrojtja.
Video“Gjykatësit nuk pranuan një provë materiale tjetër që u kërkua të pranohej nga mbrojtja. Kur u pyet lidhur me këtë provë gjatë pyetjeve nga pala kundërshtare, dëshmitari nuk ishte në gjendje të jepte asnjë kontekst për të, kështu që trupi gjykues e konstatoi jorelevante për dëshminë”, tha tutje Griep.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.