Historia e mrekullueshme e futbollit nga Anglia: Nga shpërndarës në Amazon deri te kontrata e jetës për dy vjet

Ethon Archer ndoshta nuk është një emër që tifozët e futbollit e njohin mirë, por nëse zhvillimi i këtij të riu vazhdon si deri më tani, ka gjasa që karriera e tij të përmendet shpesh.

Ky sulmues i krahut, 23-vjeçar, deri vonë ishte amator që punonte punë të ndryshme për të mbijetuar. Ai luante futboll “për qejf” në ligat e ulëta dhe nuk mund të jetonte prej tij.

Për këtë arsye, punoi si renditës në ndeshje futbolli, punë honorare, dhe ishte i punësuar në Amazon si shpërndarës. Vetëm dy vjet pasi dha dorëheqjen nga Amazon, Ethon Archer nënshkroi kontratën e jetës në botën e futbollit.

Archer ka firmosur për Luton Town, ekip që deri para më pak se dy vitesh luante në ligën më të fortë në botë, Premier League angleze.

Ndërkohë që punonte si shpërndarës, ai luante futboll amator në ligat e ulëta, ku ëndërronte të bëhej futbollist profesionist. Statistikat e tij ishin aq të mira sa që e vuri re shërbimi i skautimit të Chesterfieldit, klubit të kategorisë së katërt angleze, i cili e mori verën e kaluar.

Në sezonin e parë me Chesterfieldin përsëri mahniti publikun dhe këtë verë firmosi kontratë me Luton Town. Bëhet fjalë për një kontratë profesionale me një skuadër që sot garon në League One (kategoria e tretë e futbollit anglez).

Archer tashmë i ka realizuar ëndrrat e tij, por duke qenë vetëm 23 vjeç dhe duke u përmirësuar nga sezoni në sezon, pa dyshim se ka arsye të besohet se do të ngjitet edhe më lart – dhe shumë shpejt do ta shohim në fushat më të mëdha të futbollit anglez.

Kategoritë
Sport