Sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutoi nga afër me znj. Verena Taylor, drejtoreshë e Zyrës së Drejtoratit të Programeve të Përgjithshme të Këshillit të Evropës, me ç’rast e informoi mbi angazhimin në reformën në sistemin e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu veçoi procesin në progres të vettingut, gjë e cila u trajtua me interes të veçantë, si dhe po ashtu njoftoi për angazhimin kundër dhunës në familje, gjegjësisht raportimi në Grevio për implementimin e Konventës së Stambollit.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Këshilli i Evropës. Palët shprehën vullnetin për takime të mëtutjeshme edhe në të ardhmen