Rreth 400 fëmijë të çerdheve në Rahovec përfitojnë sigurim shëndetësor

Rreth 400 fëmijë të çerdheve në Rahovec përfitojnë sigurim shëndetësor

Ka filluar zbatimi i premtimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi për sigurimin shëndetësor të fëmijëve që marrin edukimin në çerdhet e kësaj komune.

Rreth 400 fëmijë do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor, një masë konkrete që ofron më shumë siguri për fëmijët dhe qetësi më të madhe për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për përfitimin e shërbimeve mjekësore në rast nevoje.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina, dhe drejtoreshën e çerdhes „Tulipanët“, Brikena Osa, inauguroi edhe renovimin e plotë të çerdhes „Tulipanët“ në Rahovec.

Investimet në çerdhe dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët do të vazhdojnë, me qëllim që hapësirat ku ata rriten dhe edukohen të jenë më të sigurta, më funksionale dhe më bashkëkohore.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova