Fanella me numrin që Xheko mbajti gjatë karrierës së tij me kombëtaren është vendosur para ndeshjes së nesërme, me të cilën një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Bosnjë e Hercegovinës do t’i japë lamtumirën paraqitjeve me kombëtaren.
Në nderim të kapitenit të kombëtares së futbollit të Bosnjë e Hercegovinës, Edin Xheko, mbi monumentin “Flaka e Përjetshme” në Sarajevë është vendosur një fanellë e madhe me numrin 11, me rastin e ndeshjes së tij të lamtumirës me kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës, e cila do të zhvillohet nesër, raporton Anadolu.
Fanella me numrin që Xheko mbajti gjatë karrierës së tij me kombëtaren është vendosur para ndeshjes së nesërme, me të cilën një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Bosnjë e Hercegovinës do t’i japë lamtumirën paraqitjeve me kombëtaren.
Vendosja e fanellës në një prej simboleve më të njohura të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës, është një nderim për kapitenin që ka shënuar një prej epokave më të rëndësishme të futbollit boshnjak.
Gjatë karrierës së tij të gjatë me kombëtaren, Xheko është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses, ndërsa me paraqitjet dhe golat e tij ka lënë gjurmë të thella në futbollin vendor dhe evropian.
