Haradinaj: Çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka theksuar se çlirimi i Kosovës përveç luftës vetëmohuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), erdhi edhe falë Amerikës dhe aleatëve te saj. Këtë reagim Haradinaj e bëri pasi që në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin.

“Koha po e dëshmon të vërtetën e pamohueshme, çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës dhe aleatëve të saj që na sollën këtë ditë. Mirënjohje e përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave tona të përjetëshme në krye me SHBA, që shërbyen në Kosovë dhe për Kosovën. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “facebook”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi