Hamza: Ka mjete të mjaftueshme për të akuzuarit në Hagë, e kemi obligim ligjor dhe moral

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se është i shqetësuar për lajmet e fundit në lidhje me mosfinancimin e mbrojtjes ligjore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, mungesa e ndihmës në nivelin adekuat nga institucionet përkatëse të Kosovës për themeluesit e luftës çlirimtare është evidente.

Ish-ministri i Financave thotë se sa i përket mbështetjes financiare për të akuzuarit në Hagë, Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin.

“Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë. Qeveria e Republikës së Kosovës jo që duhet ta zvogëlojë mbështetjen por duhet t’i rrisin financimet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës jo që duhet ta zvogëlojë mbështetjen por duhet t’i rrisin financimet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së. Kështu ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e saj, përfshi gjeneralët shqiptarë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne”, ka theksuar ish-ministri i Financave.

Kategoritë
LajmeVendi