Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti ka folur në lidhje me paralajmërimin e Macron për rishikimin e procesit të vizave.
Haliti tha se nëse diçka e tillë ndodh përgjegjësit dihet se kush janë.Paralajmërimin e Macron, Haliti e ka cilësuar si tepër serioz dhe thekson se pasojat do t’i vuanin qytetarët e Kosovës.
“Është tepër shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nëse ndodhë, përgjegjësit s’kemi nevojë ti kërkojmë, ata dihen. Por është koha që Kryeministri të veproj, përsa i përket kërkesave të partnerve tanë strategjik, që janë: zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, zotimi që është bërë Ohër dhe tri kushtet e kërkuara nga BE. Nëse kjo nuk ndodhë, paralajmërimi i zotit Macron është shumë serioz, pasojat do ti vuajnë qyteterët e Kosovës” tha Haliti për Gazetën Blic.








